Rajoni i Tokios ka regjistruar 3,177 raste të reja me koronavirus, njëherësh rekord ditor, mirëpo vetëm 16 raste janë të lidhura me Lojërat Olimpike. Autoritetet e Tokios ka thënë më 28 korrik se numri i rasteve me koronavirus është rritur në 24 orët, për dallim nga 2,848, sa kanë qenë në periudhën paraprake. Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios kan thënë se asnjë atlet nuk ka qenë në mesin e 16 të infektuarve.
Deri më tani, 159 persona të akredituar për këtë organizim, kanë rezultuar pozitivë në koronavirus, 17 prej të cilëve kanë qenë atletë. Numri në rritje i të infektuarve në Tokio ka shtyrë tri rajone të këtij qyteti që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.
Numri i të infektuarve mund të ulë entuziazmin për këto Lojëra, të cilat janë duke u zhvilluar në kushte të pashembullta, përshirë edhe ndalesën për spektatorë në shumicën e ngjarjeve. Lojërat Olimpike janë shtyrë nga viti i kaluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.