Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat pasi një minorene është mbytur në lumë.

Në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup femijesh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur.

Punonjesit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorrën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.