Ami Kozeli, kreu i ARRSH-sw, ka folur këtë të martë në një konferencë për mediat lidhur me bllokimin disa ditor të aksit Librazhd-Përrenjas. Kozeli ka zbardhur vendimet e marra pas mbledhjes së Këshillit Teknik ditën e sotme.

Nga analiza e kryer, shkaku kryesor i kësaj situate mbetet ndikimi i reshjeve intensive dhe të zgjatura, që ka shkaktuar erozion lumor, duke çuar në rrëshqitje të vazhdueshme dhe në seri.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli Teknik ka marrë këto vendime:

Ndërtimi i një rruge të re provizore në shtratin e Lum Shkumbin.
Rakordimi i menjëhershëm me Hekurudhën Shqiptare, agjencitë kombëtare të mjedisit dhe agjencitë e menaxhimit të burimeve ujore për menaxhimin e situatës.
Prishja e urës ekzistuese, lehtësimi i rrugës së prishur dhe ndërtimi i një skarpat natyror që do të mundësojë ndërhyrjen.
Sistemi i ujërave në gjithë zonën përreth të përmirësohet dhe të menaxhohet më mirë.
Devijimi i rrjedhës së lumit që godet rrugën dhe hekurudhën.