Sarri ka sjellë me vete në detyrën e re te Lacio edhe përgatitësin e tij të portierëve, Massimo Nenci është emri që do të përgatisë portierët e bardhekaltërve, ndër të cilët edhe Tomas Strakosha.
Nenci ka dhënë intervistë për “Lazio Style Channel“, ku tregon ndër të tjera se si është të punosh me gardianin shqiptar. Natyra e Strakoshës ka suprizuar përgatitësin e portierëve.
“Ndikimi me botën e bardhekaltër ka qenë shumë pozitiv. Djemtë kanë rezultate të mira, ata janë vendimtar dhe të pranishëm. Puna në fushë është vendimtare.
Strakosha ishte një surprizë, i këndshëm dhe i lehtë për tu miqësuar. Jam i kënaqur sepse të punosh me një buzëqeshje në fytyrën tuaj sjell rezultate”, ka thënë Massimo Nenci.