Shtetrrethimi i mbrëmjes dhe i fundjavës, të vendosur më shumë se gjysmë viti më parë, u hoqën në të gjithë Turqinë duke filluar nga sot, së bashku me kufizimet në udhëtimet ndërqytetëse. Janë hequr, gjithashtu, kufizimet në numrin e klientëve në restorante brenda, ashtu edhe jashtë, zyrat mund të funksionojnë normalisht, kurse kinematë dhe teatrot mund të mirëpresin sërish publik. “Kërkesa për mbajtjen e maskës në hapësirat publike vazhdon të jetë fuqi dhe, gjithashtu, rregullat e higjienës dhe distancës duhet të vazhdojnë të respektohen”, njoftoi Ministria e Brendshme.
Muzika mund të luhet vetëm deri në mesnatë. Numri i infeksioneve të reja ditore po bie në Turqi. Aktualisht, midis 5 000 dhe 6 000 raste të reja regjistrohen çdo ditë në vendin me 84 milionë banorë. Rreth 40 % e popullsisë ka marrë të paktën një dozë vaksine.