Sipas një studimi të kryer në Izrael, vaksinat e Pfizer-BioNTech janë 70% efektive kundër variantit shumë ngjitës Delta të koronavirusit të ri (COVID-19).

Rezultatet e studimit të Universitetit Hebraik mbi efikasitetin e vaksinës u botuan dje nga Korporata Publike e Transmetimeve e Izraelit (KAN).

Gjetja e re krahasohet me shkallën e efektivitetit 95 % të vaksinës kundër valëve të hershme të virusit.

Varianti Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, thuhet se është përgjegjës për më shumë se 90% të rasteve të reja të COVID-it në Izrael gjatë dy javëve të fundit.

Që nga dhjetori i vitit 2019, pandemia ka marrë jetën e mbi 3,97 milionë personave në mbarë botën me rreth 183,74 milionë raste të raportuara, sipas universitetit ”Johns Hopkins”, me seli në SHBA.