Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pritet që të rekomandojë ditën e sotme që maskat të mbahen sërish në ambientet e mbyllura. CNBC shkruan se rekomandimi i CDC-së përfshin edhe personat që janë vaksinuar me vaksinat anti-Covid.
Udhëzimet e CDC-së pritet të vijnë përpara sezonit të vjeshtës, ku varianti Delta i Covid, pritet që të shkaktojë një rritje të madhe të rasteve me Covid në SHBA.
Ndërkohë që ekspertët e shëndetit, kanë thënë se Delta është forma mbizorëruese e Covid në SHBA dhe se po godetet çdo shtet, që ka shkallë të ulët vaksinimi.