Në rezervuarin e Arapajt, Durrës po vijon puna për ta vënë në funksion gjatë kësaj vere.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kjo vepër ujitëse ku pritet që së shpejti të përfundojnë ndërhyrjet e planifikuara.

“MIRËMËNGJES, dhe me punën që vijon për të vënë në funksion gjatë kësaj vere rezervuarin e Arapaj, në ndihmë të fermerëve dhe zhvillimit të ekonomisë bujqësore të zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Rezervuari i Arapajt do të përmirësojë jo vetëm ujitjen e tokave për fermerët, por do të shërbejë edhe për të mbledhur ujërat e kësaj zone gjatë sezonit të shirave, duke shmangur edhe përmbytjet.

Aktualisht është bërë rreth 80 % e punës, ndërsa puna vijon për veshjen e skarpateve me kalldrëm si dhe në anën e jashtme të rezervuarit duke sistemuar pjesën që kishte rrëshqitur.

Gjithashtu po punohet për ndërtimin e drenazhimeve të gjithë digës, që mos të kemi më përsëritje të përmbytjeve dhe të defekteve që diga ka patur në kohë.