Një nga ndalesat e kryebashkiakut Erion Veliaj në Budapest ku u inaugurua busti i Skënderbeut, ishte dhe takimi me komunitetin shqiptar që studion dhe punon atje. Veliaj ka ndarë në rrjete sociale disa nga momentet pikante nga ky takim, teksa i falenderon për mikpritjen.
“Sa frymëzim të rinjtë shqiptarë në Budapest – të organizuar, të aftë, mëngëpërveshur në punë, pa komplekse e plot energji pozitive! Shumë faleminderit Ola dhe Desjani të Mon Cheri-së në Budapest, rrjetit shqiptar alla-Starbucks që po shtrihet edhe jashtë vendit, për mikpritjen”, tha Veliaj.