Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj në një lidhje live për Top Talk ditën e sotme foli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, vendim ky që është lexuar ndryshe nga palët politike në vend.
Ndërsa opozita e konsideron një goditje për qeverinë, Veliaj sqaroi se në fakt Kushtuesja i dha të drejtë bashkisë për prishjen e godinës dhe automatikisht e njeh atë si pronë të bashkisë.
Në Top Tak Veliaj sqaroi se tani pritet vetëm zbardhja e lejes Këshilli Kombëtar i Territorit që të vijohet me Teatrin e ri që siç tha kryebashkiaku do të ndërtohet nga bashkia.
Veliaj: “Nuk është kështu sepse Gjykata Kushtetuese miratoi vendimin e këshillit bashkiak për të prishur teatrin e tallashit dhe për të ndërtuar tetarin e ri.
Kjo do të thotë ti s’mund ta aprovosh një vendim për të prishur diçka të vjetër nëse nuk e ke në pronë. Bashkia e Tiranës ka hipotekën sot, është një teatër ligjor dhe fakti që GJK miratoi vendimin e këshillit bashkiak do të thotë se jemi në rrugën e duhur. Ne do të presim zbardhjen e lejes nga KKT do dhe pak ditë kjo gjë, dhe do fillojmë garën për teatrin e ri, nuk ka asnjë ndalesë , siç nuk kishte asnjë ndalesë nga ata qofshin presidentë të vjetër apo të rinjë që protestonin këndin e lojërave, Astirin, Sheshin Skënderbej, Pazarin etj . Tirana nuk ndalet dhe nuk e di pse nuk e kuptojnë disa njerëz të cilët do hyjnë në histori si bllokues . Unë, Edi Rama ,PS kemi vendosur të hyjmë në histori si ndërtues, si njerëz që lënë një shenjë të diçkaje të re , jo që vënë stërkëmbësha, kjo është çështje vendimmarrje , secili merr vendime se çfarë emri do të lërë në qytet .
Kurse për sa u përket këtyre që bllokojnë projekte që janë masha politike i ka harruar historia ata, i kam parë ata. Po nëse do kisha dëgjuar dhe jo shumicën që do që Tirana të modernizohet , unë jam me ta, me këtë shumicë të heshtur, dhe neser te ai teatër do shkojnë të gjithë dhe të majtë dhe të djathtë.”
Dyrnjaja: Teatrin e ri do ta bëjë bashkia?
Veliaj: Unë dhe Edi Rama jemi një, se dyti për ta thjeshtuar për qytetarët bashkia ndërton dhe shkollat , po pse kryetari shkon të japë mësim atje, jo.
Nuk ka ndodhur ndonjë hata siç po mundohen ta shesin këta , bashkia në mënyrë rutinore bën institucione publike . S’ka ndodhur asgjë për tu skanadlizuar. Ne do vazhdojmë me Teatrin, që është sot në hipotekë të bashkisë së Tiranës , fondin e ka bashkia, projektin e ka bërë bashkia, lejen e ka nxjerrë bashkia, me tu zbardhur leja ne do të hapim garën dhe do ecim para, dhe jam i sigurt që edhe ata pak gjyqtarë të GJK që mendojnë që i kanë borxhe atij që i ka emëruar atje do binden që një teatër i ri jo si ai i tallashit është më i mirë dhe për fëmijët e tyre.
Dyrnjaja: Do jetë një projekt që do ndërtohet me prokurim , tenderim apo me PPP?
Veliaj: PPP ka një vit që e kemi hedh në kosh, ligji ka qenë me afat për atë negociatë. GJK te pjesa e ligjit thjesht noterizoi atë që ne e kishim marrë si vendim, i shkruajtëm qeverisë që ne këtë ligj nuk do ta përdorim , do ta bëjmë me dy kate parkim takim jo një, se kishte nevoja dhe teatri, por dhe ministritë përreth. Do ta bëjmë rotativin e skenës 360 gradë që është më e kushtueshme seç ishte kur do ta bënte privati , shtuam dy bled box, dhe ne thamë duke qenë se ka 3 kërkesa të panegociueshme nga artistët dhe nga komisioni i bashkisë ne do ta bëjmë këtë, dhe i kthyem përgjigje qeverisë që s’na duhet më ky ligj. Ligji kishte afat dhe mbaroi. Gjykata kushtetuese thjesht certifikoi si një noter vendimin që e dinin të gjithë, kurse për pjesën tjetër përderisa më dhe të drejtë të prishja pronën time, më sigurisht që ma ke njohur si pronë që të vazhdojë ndërtimin e pronës së re. Me tu zbardhur leja bashkia do ndërtojë projektin nga Bjarke Ingels , unë e di si do përfundojë kjo gjë, Tirana do ketë teatër të ri dhe do vijnë me kasketa ata që e penguan. Në tokën e Teatrin do kemi vetëm Teatrin. Për teatrin duhet një periudhë dy vjeçare, sepse ka punë goxha i ngjan një stadiumi.