Sikurse e ka bërë ‘traditë’ tashmë, kryeministri Edi Rama i ka dhënë ‘zë’ sot një tjetër zone të bukur të vendit.

Në Facebook, Rama ka postuar një video nga Mati, ku ‘numëron’ bukuritë e shumta natyrore të tij, nga kanioni i Urakës, Ura e Vashës, liqenet e Balgajt etj..

“Mirëmëngjes dhe me bukuritë e Matit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.