Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, deklaroi sot se vendi i tij ka përmbushur kriteret për fillimin e negociatave dhe se BE duhet të përgjigjet kur të vendosë t’i fillojë ato. “Unë thashë, kjo është puna e BE-së. Kur ata vendosin të vazhdojnë këtë proces, na tregoni. Në ndërkohë, ne po vazhdojmë me evropianizimin këtu,” u tha Zaev gazetarëve.
Ai u përgjigj në pyetjen se çfarë mendon për deklaratën e presidentit të Bullgarisë Rumen Radev se ekziston një shkelje sistematike e të drejtave të njeriut të qytetarëve me origjinë bullgare në Maqedoninë Veriore dhe se Shkupi mendon vetëm se i plotëson kriteret për fillimin e negociatave me BE-ja. Zaev shtoi se nuk do ta lejonte veten të “replikonte” ndaj deklaratave të Radev përmes mediave, por ai theksoi se “e gjithë bota flet me superlativa për mënyrën e realizimit të një shoqërie të njëjtë dhe të barabartë për të gjithë” në Maqedoninë Veriore.