Disa njerëz e kanë shumë të vështirë të dashurohen, ndoshta sepse nuk janë gati ose nuk e konsiderojnë dashurinë shumë të dobishme. Ose ndoshta mendojnë se duke u dashuruar humbasin lirinë e tyre. Janë disa njerëz që dashurohen majtas, djathtas ose në qendër. Janë të dashuruar me vetë dashurinë ose e kanë shumë të kollajtë të dashurohen. Atëherë, cilët janë tipat e karaktereve qe e shohin dashurinë me mënyra të ndryshme dhe si e përjeton çdo shenjë këtë aspekt të jetës.

Gaforrja- Gaforret kujdesen për të tjerët, I ushqejnë dhe I dashurojnë në gradën më të lartë. Japin dhe marrin dashuri pa kushte për ta sepse dashuria për ta është në qendër të gjithçkaje. Janë të duruar, gjykues dhe mendimtarë për mos të folur më. Do të kujdeseshin për dashurinë si një nënë për fëmijën dhe nuk do të lodheshin kurrë. Pra gaforret janë më të thjeshtët për të dashuruar dhe personat më të mirë për të kuptuar dashurinë.

Peshqit-Peshqit janë me të vërtetë shumë të mirkuptueshëm. Ndjejnë thellësisht emocionet dhe e kanë shumë të kollajtë që ti shprehin ato. Nuk do të të mashtronin kurrë, ndershmëria është një nga karakteristikat e tyre. Nuk I fshehin gjërat dhe I thonë ato siç i shohin, dhe për këtë ata bëhen të besueshëm që është një nga karakteristikat më të mira që mund të ketë i dashuri.
Një gjë tjetër që I bën ata shumë të aftë në dashuri është vullneti I tyre për të sakrifikuar çdo gjë për njerëzit që ata duan. Nëse ke një peshk që të do, e di se sa e pabesueshme është, ose nëse je vet peshk e di atë çka kenë zemër.

Peshorja-Peshoret kërkojnë lumturi dhe kënaqësi në jetë. Evitojnë situatat pesimiste dhe të ndërlikuara. Jetojnë thjesht dhe e mbajnë dashurinë të ëmbël dhe të thjeshtë. Nuk mashtrojnë, as gënjejnë dhe do të bënin çdo gjë për të lumturuar personin që dashurojnë. Bihen shumë lehtë në dashuri sepse dashuria është shumë e thjeshtë për ta dhe kwshtu duhen në paqe me vetveten. Nga ana tjetër, është shumë e kollajtë ti dashurosh sepse kënaqen me pak nëse I do me sinqeritet.

Demi- Nëse besnikëria dhe sqarimi janë elementë thelbësorë në dashuri, këto përfaqësohen denjësisht nga demi. Të drejtpërdrejtë, të devotshëm dhe impenjues,

Demat përcaktojnë elementët përbërës në dashuri. Janë ndër të paktët persona që do të ofronin të njëjtat gjëra që dhe marrin në dashuri. Dashuroji dhe do të kuptosh se çfarë do të thotë dashuri e vërtetë, çfarë do të thotë sakrifica dhe se çfarë duhet për të dashuruar një si ti, të cilën do të ta tregojnë në çdo gjë që bëjnë.
Dashurojnë pa folur dhe kjo është diçka me të vërtetë shumë e veçantë për ta. Nëse gjen dikë si ata, mos I li kurrë të ikin.

Dashi-Nëse do që dashuria të të bëjë qendrën e botës, atëherë dashurohu me një dash. Gjithmonë solidarë, të pranishëm dhe gati të japin maksimumin, I japin prioritet partnerit dhe vetes së vet. Kur dashurohen nuk shqetësohen për ato që humbasin, sepse me atë që duan ata buzëqeshin.

Luani-Luanët janë persona karizmatikë dhe dinamikë që kanë një bukuri që do të të shtyjë të dashurohesh me ta. Por luanët janë krenarë të pavarur dhe besnikë. E njohin veten e tyre mjaftueshëm dhe shumë rrallë konfuzohen apo mashtrohen.
Fakti është që ti mund të dashurohesh me ta, por duhet të jesh i vëmendshwm sepse mund të mos kenë nevojë për ty në të vërtet. Do të duhen gjithmonë për personalitetin që kanë, por do të të duan vetëm nëse je I jashtëzakonshëm, siç janë dhe ata vetë.