0 minuta vonesa në kufi në 2023, një leje pune vitin e ardhshëm, kualifikim i përbashkët, marrëveshje për shëndetin dhe 3-fishin i kapaciteteve në fatkeqësi natyrore janë ato të cilat kanë rënë ditën e sotme dakord liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në ‘Ballkanin e Hapur’.
Marrëveshja për Bashkëpunimin në përballje me fatkeqësitë natyrore; memorandumi për të lehtësuar importet dhe eksportet dhe lëvizjen e mallrave; Lëvizje për tregun e lirë dhe lejet e qëndrimit;
Këto janë marrëveshjet e firmosura nga 3 liderët e 3 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, gjatë forumit të sotëm ekonomik atje.