Vajza e Fjolla Morinës është rritur dhe tanimë është një zonjushë mjaft e bukur. Lediana ka përfunduar ciklin e studimeve në gjimnaz dhe së fundmi ka marrë pjesë në mbrëmjen e maturës. Ajo ndau në “Instagram” disa pamje nga ky event me miqtë e saj, ku duket mjaft bukur me një fustan ngjyrë bojëqelli shumë vajzëror dhe me flokët e kapura lehtë.

Madje, ajo u shoqërua nga vetë Fjolla në mbrëmjen e maturës, megjithëse këngëtarja është prej disa kohësh në arrati. Në llogarinë e saj në Instagram, Fjolla ka ndarë të tjera foto të së bijës, ndërsa sytë na ngelën tek ngjashmëria e madhe që nënë e bijë kanë në çdo tipar. Tashmë, Lediana është një zonjushë e rritur që dita ditës po na habit me ndryshimet e saj të mëdha.

“Maturantja e mamit? Fati , lumturia dhe sukseset të përcjellshin në në jetë ashtu si Nana ja don të bijes Paq fatin e bardhë qika jem @_lediianna?”- shkruan Fjolla krahas postimit. Kujtojmë se Fjolla ka humbur para pak ditësh gjyshen e saj të shtrenjtë. Këtë lajm e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në “InstaStory”. Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj disa imazhe që mesa duket i ka realizuar së fundmi më të, krahas së cilave i dedikoi dhe një mesazh mjaft emocionues.

“Me kete buzeqeshje do te mbajme mend gjithe jeten! U prehsh ne paqe gjyshja ime e dashur. Ditelindjen tende neser do ta festojme pak me ndryshe. Duart tona te lidhura ne momentet e fundit te jetes tende nuk do t’i harroj kurre”, shkroi Fjolla krahas fotos.