Edhe zyrtarisht, Raphaele Varane është lojtar i Manchester United. Pas Sergio Ramos, nga Real Madridi do të largohet edhe Raphael Varane, çka do të thotë që dyshja e mbrojtjes që ka qenë standarde në Madrid për shumë sezone, largohen në të njëjtën merkato.

Sipas informacionit të Edu Aguirre në ‘El Ciringuito de Jugones’, tashmë është gjithçka e kryer dhe Varane mund të konsiderohet lojtar i Manchester United. Ai thotë se klubet kanë arritur marrëveshje që “United të paguajë 50 milionë euro për Varanen”. Ai shton se “Varane do të nënshkruajë kontratë 4+1 vjeçare dhe do të fitojë 11 milionë euro në sezon”.

Varane është rrugës që të largohet nga Reali pas 10 sezoneve, ku fitoi gjithçka që mund të fitojë një lojtar, derisa Reali është rrugës që të mbesë pa dyshen që ia solli katër trofe të UEFA Champions League dhe shumë të tjerë Varane-Ramos.