11.500 seanca radioterapie janë kryer falas në shërbimin e radioterapisë në Spitalin Onkologjik- QSUT. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet sot se tashmë ky shërbim ofrohet me standardin më të lartë.
Manastirliu shton se kjo vjen falë investimeve në akseleratorë linear të teknologjisë së fundit dhe përkushtimit maksimal të ekipit mjekësor të këtij shërbimi.
“11.500 seanca radioterapie janë kryer falas dhe me cilësi në shërbimin e radioterapisë në Spitalin Onkologjik- QSUT. Tashmë shërbimi ofrohet me standardin më të lartë, falë investimeve në akseleratorë linear të teknologjisë së fundit dhe përkushtimit maksimal të ekipit mjekësor të këtij shërbimi”, thekson ministrja Manastirliu.