111 afgan janë strehuar në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Ata janë akomoduar në resortin turistik Rafaelo dhe do të qëndrojnë aty për një kohë të pacaktuar. Zona është e rrethuar dhe e mbikëqyrur nga policia e shtetit, ndërsa është e ndaluar hyrja e personave te paautorizuar.
Afganet në Shengjin kanë mbërritur rreth mesnatës, ndërsa me akomodimin e tyre në hotel, në dispozicion të tyre është vënë edhe stafi mjekësor që do të merret me të gjitha analizat e nevojshme dhe testet anti-covid.