Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka i ka dedikuar disa fjalë bamirësisë së Nënë Terezës në 111 vjetori e lindjes së saj. Duke vendosur një paralele me situatën e sotme në Afganistan, ku Shqipëria po përgatitet të prej me mijëra afganë, Xhaçka shprehet se është e krenare që vlerat e solidaritet të Nënë Terezës janë të pranishme mes shqiptarëve edhe sot.
“111 vite më parë, një grua e veçantë lindi, një grua e cila vendosi t’ia dedikoje jetën e saj kujdesit për njerëzit. Sot, kur Shqipëria po përgatitet të mirëpresë mijëra njerëz të cilët po arratisen pasi jeta e tyre po kërcënohet, ne jemi krenarë që solidariteti dhe bamirësia për të cilën ajo predikoi dhe praktikoi gjatë gjithë jetës, është e pranishme mes shqiptarëve. Gëzuar ditëlindjen Nënë Tereza’, shkruan Xhaçka.