Rindërtimi për banesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit vijon me intensitet të lartë në vendin tonë.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje mbi lagjen e re Rilindja në Fushë-Krujë. Kreu i qeverisë bën me dije se brenda pak muajsh do të hyjnë në shtëpi të reja 1200 banorë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje mbi lagjen e re Rilindja të Fushë-Krujës, ku edhe pak muaj do të hyjnë 1,200 banorë të rinj, me kushte optimale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.