Grupi i dytë dhe i tretë i shtetasve afganë, që mbërritën në Shqipëri, janë akomoduar në Tiranë. Ministria e Jashtme njofton se 154 afganë janë akomoduar tashmë në kryeqytet. Avioni i dytë, që u nis nga Kabuli mbërriti një natë më parë në aeroportin e Rinasit, rreth orës 22:45, me 95 pasagjerë në bord, mes të cilëve 2 foshnje.

Pas mesnate, rreth orës 01:00 mbërriti dhe grupi i dytë, me fluturimin nga Doha, me 59 shtetas të tjerë afganë. Dy ditë më parë, rreth orës 23:00 arriti avioni i pari me 121 afganë. Ata janë akomoduar në strukturat hoteliere të Golemit. Refugjatët politikë, që janë evakuuar me sukses nga Kabuli do të strehohen përkohësisht në vendin tonë, deri në momentin kur të pajisen me vizat amerikane.