Nuk ka përfunduar sulmi ndaj yjeve të Inter-it nga klubet e mëdha. Pas largimit të Hakimi-t (PSG) dhe Lukaku-t (Chelsea), tani ka ardhur oferta e radhës për Lautaro Martinez.
Argjentinasi pëlqehet shumë në Angli dhe pas 80 milionëve të ofruar nga Tottenham, ka ardhur edhe propozimi i Arsenal-it, që do të ishte i gatshëm ta paguante Demin 275 mijë sterlina në javë.
Një shifër e përafërt me 17 milionë euro në sezon. Lajmi është dhënë nga Sport Mediaset.