Në Spitalin Rajonal Memorial, Fier është kryer me sukses ndërhyrja e radhës laparoskopike e nefrektomisë. Kjo ndërhyrje u krye tek një paciente 47 vjeçare nga ekipi i përbashkët, turk dhe ai shqiptar. Spitalit Rajonal Memorial, një financim prej 70 milionë euro, i cili u realizua falë mbështetjes së shtetit turk dhe u ndërtua në një kohë të shkurtër prej tre muajsh hapi dyert në fund të muajit prill të këtij viti.

Ky spital mbulon nevojat e banorëve të qarqeve Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, duke qenë për ta një mundësi shërbimi pranë vendbanimit të tyre, pa qenë nevoja të drejtohen për në Tiranë. Spitali është i pajisur me një infrastrukturë moderne me pajisje biomjekësore të standardeve më të mira, dhe do të ofrojë të gjitha shërbimet e radiologjisë, duke filluar nga skaneri, rezonanca, angiografia, por do t’i shërbejë gjithashtu edhe kërkimit shkencor.

Spitali i Fierit është pjesë e rrjetit të spitaleve publike, por ndryshe nga ta, për herë të parë do të pilotohet autonomia spitalore, për t’u shtrirë më pas në të gjitha spitalet e Shqipërisë. Në periudhën qershor-korrik, në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit kanë marrë shërbim 5321 qytetarë, ose 89 qytetarë çdo 24 orë. Nga këto 2100 janë shërbime ambulatorike dhe 1630 shërbime imazherike. Shërbimet mjekësore në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit janë 100 % falas, me sistem referimi.