Maqedonia e Veriut ka regjistruar 1 166 raste të reja dhe 29 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 171 576, ndërsa ai i viktimave në 5 755.
Institucionet shëndetësore regjistruan 232 pacientë të tjerë të shëruar, duke e çuar në 153 148 numrin e përgjithshëm të tyre. Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në MV është 12 673.