Ndarja, rrallë një gjë e mirë dhe aq më rrallë pa telashe, sherre e qejfmbetje. Në rastet kur është një vendim i përbashkët, dhimbja do të kapërcehet shpejt, por nëse njëri nga të dy nuk e dëshiron atë, gjërat janë të vështira.ë dhe shpesh precipitojnë ku nuk ua pret mendja, sidomos kur janë femrat ato që janë lënë.
Si te djemtë dhe te vajzat, shumica nuk e durojnë idenë e vetmisë dhe e lënë veten të vihen përfund. Janë aq të dëshpëruar sa do tu puthnin dhe këmbët partnerëve që i kanë lënë, vetëm e vetëm që të jenë sërish bashkë.
Në fakt, sipas astrologjisë, janë tre shenja që do të “luftonin” egon e tyre dhe do të binin në këmbët e partnerit/es për të mos u larguar. Le të shohim se çfarë janë këto, sipas Bovary.
Shigjetari-Shigjetari do të bënte gjithçka për të parandaluar një ndarje që nuk dëshiron. Ai do të kërkonte mëshirë, do të zvarritej në dysheme, do të bënte dhurata, do të sillte lule, do të dërgonte mesazhe dashurie dhe ndjese të thellë dhe nuk do të pyeste për asgjë veçse të mos ndahej. Ai do të kërkojë falje, do të lutet për rilidhje, por pas një kohe do të harrojë atë që ndodhi dhe për fat të keq ai do të përsërisë gabimet e tij.
Gaforrja-Gaforrja vuan kur divorcohet sepse është një shenjë thellësisht emocionale. Ka frikë nga vetmia më shumë se çdo gjë në botë, kështu që ndarja është një makth i vërtetë për të.
Gaforrja, kur dashuron, e bën këtë me gjithë qenien dhe nuk ka asnjë gjurmë egoizmi. Si njeri emocional dhe i pasigurt, ka nevojë për stabilitet dhe është në gjendje të bjerë në dysheme dhe të lutet që partneri i tij të mos largohet.
Peshqit-Peshqit nuk ndihen të plotësuar nëse nuk kanë dikë për të kanalizuar dashurinë e tyre. Pa dashuri nuk janë vetvetja. Kështu që ju e kuptoni se çfarë drame përjetojnë kur përballen me vendimin e ndarjes. Ata dridhen vetëm nga ideja e braktisjes, ideja e vetmisë dhe përfundimit të hidhur të përrallës që jetojnë. E pra, personi i fundit që largohet nga një lidhje është Peshqit.