Peshorja: kjo verë do të jetë e ndërlikuar. Si fillim, dielli do të jetë në gaforre deri në 21 Korrik. Megjithëse ju e pëlqeni verën fakti që dielli është në gaforre e bën gjithçka të ndihet paksa e pakëndshme. Mërkuri gjithashtu do të uli entuziazmin e shenjës tuaj, kur të kalojë në Gaforrja nga 9 deri më 26 korrik.
Sidoqoftë, Venusi dhe Mërkuri do të futen në shenjën tuaj drejt fundit të verës, përkatësisht më 16 dhe 30 gusht dhe gjërat do të përmirësohen.
Dashi: ashtu si Peshorja, nga dielli në gaforre edhe dasi do të ketë vështirësi në fillimin e verës. Me siguri do të ndiheni jo mirë deri më 26 korrik, kur Mërkuri lëviz në shenjën e luanit. Këto vendosje mund t’ju bëjnë të ndiheni të zemëruar të bezdisur për çështje të vogla. Sidoqoftë, sapo Mërkuri të bashkohet me Diellin në Luan, do të ndiheni shumë më shumë si vetja juaj. Meqenëse natyra juaj e Dashit është të shprehë emocionet, provoni të mendoheni mirë para se të flisni këtë verë.
Demi: Kur Dielli dhe Mërkuri janë në Gaforre, ju do të ndiheni të qëndrueshëm nën ndikimet e tyre. Sidoqoftë, kur sezoni i Luanit të vijë rreth 21 korrikut, gjërat fillojnë të bëhen të vështira. Do t’ju bëjë të ndiheni të acaruar dhe të shqetësuar.
Gjithçka në lidhje me energjinë e Luanit shkon kundër natyrës tuaj. Sapo Venusi të zhvendoset në peshore më 16 gusht (një shenjë tjetër e sunduar nga Venusi), ju do të ndiheni shumë më mirë.