Lëvizje surprizë në listën e Barcelonës, në prag të sfidës miqësore ndaj Juventusit, që katalanasit do të zhvillojnë sot në orën 21:30 në stadiumin ‘Johan Cruyff’.

Dëmtimi i Sergio Agueros i ka hapur rrugën Rey Manajt, i cili fillimisht nuk ishte pjesë e futbollistëve të grumbulluar për miqësoren e sotme. Futbollisti lushnjar ka marrë kështu vendin e yllit argjentinas, teksa shpreson që trajneri Koeman t’i besojë disa minuta në përballjen ndaj Juventusit.

Ky takim miqësor do të jetë në kuadër të trofeut ‘Joan Gamper’. Një lajm fantastik ky për sulmuesin shqiptar, i cili kërkon të bëjë vend në një nga skuadrat më të mëdha në botë.