Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme:
DASHI Do jeni shumë origjinalë dhe realistë gjatë kësaj dite prandaj gjërat do ju ecin ashtu si keni ëndërruar. Për ju të dashuruarit pasioni do shtohet në mënyrë të habitshme dhe ndonjëherë do ju duket vërtet sikur jeni nëpër ëndrra. Ju beqarët duhet të mendoheni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë edhe jashtë kontrollit. Në punë mund të keni përballje të forta me disa kolegë në orët e mëngjesit, por me qetësi dhe delikatesë do arrini të sqaroheni. Në fakt keni qëllime të përbashkëta, thjesht rrugët e ndjekura janë ndryshe. Buxheti nuk do jetë shumë i qëndrueshëm. Që gjendja të stabilizohet duhet të flisni sa më parë me specialistët e fushës.
AKREPI Urani dhe Marsi do ju bëjnë të ndryshoni mendim lidhur me disa gjëra. Do jeni më të qartë dhe do dilni të fituar. Ju të dashuruarit duhet të përgatiteni për emocione shumë të forta. Mjaft gjëra kanë për të qenë ndryshe nga më parë dhe mund të arrini edhe në qiell të shtatë. Ju beqarët duhet të tregoheni më të duruar nëse doni të gjeni personin më të përshtatshëm. Nëse nuk e bëni këtë gjë do jeni të humbur. Në punë nuk do i bëni gjërat përgjysmë dhe do ju shkoni deri në fund qëllimeve. Do lodheni pak, por do merrni përfitime. Në planin financiar gjërat nuk do jenë shumë të lehta kështu që tregohuni sa më të matur.