Një total prej 47 partish janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare gjermane të muajit të ardhshëm, që përfaqësojnë spektrin e plotë të jetës politike dhe shoqërore të kombit, sipas një liste të publikuar sot nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis). Kjo përfshin parti që nga e djathta ekstreme dhe deri te e majta revolucionare, nga partitë që mbrojnë komunitetet e vogla te partitë për mbrojtjen e të drejtave të vegjetarianëve, kulturën hip-hop, të drejtat e kafshëve, madje edhe partia “Dashuria për Evropën”, si edhe partitë kundërshtare të kufizimeve dhe vaksinimeve kundër koronavirusit.

Megjithatë, vetëm shtatë parti, përfshirë demo-kristianët e kancelares, Angela Merkel (CDU) dhe Unionin e tyre Kristian-social (CSU) me bazë në Bavari, pritet të kalojnë pragun prej pesë për qind, i nevojshme për të fituar përfaqësimin në parlamentin kombëtar në zgjedhjet e 26 shtatorit. Megjithatë, një fokus në rezultatin e zgjedhjeve ka të ngjarë të jenë edhe partitë ”Die Basis” (”Baza”) dhe kryekonservatorja dhe kryesisht rajonalja ”Freie Waehler” (”Votues të lirë”), të cilat, ndër të tjera, janë pozicionuar si skeptike të koronavirusit.Qeveritë gjermane kanë ndërmarrë lëvizje të reja  për të kontrolluar pandeminë në prag të zgjedhjeve të shtatorit.

Vendimi i shefit të ”Freie Waehler”, Hubert Aiwanger për të mos vaksinuar veten kundër Covid-19 ka shkaktuar tensione me kryeministrin bavarez Markus Soeder, i cili ka mbajtur një qëndrim të ashpër si për vaksinimet ashtu edhe për respektimin e protokolleve të kontrollit të pandemisë. ”Freie Waehler” janë partnerët e rinj të koalicionit në qeverinë shtetërore të Soeder të udhëhequr nga CSU-ja.”Die Basis” doli vitin e kaluar nga protestat  shpesh të bujshme kundër koronavirusit që janë zhvilluar rregullisht në të gjithë Gjermaninë që nga goditja e pandemisë në fillim të vitit 2020.

Sidoqoftë, perspektivat e zgjedhjeve kombëtare të ”Die Basis” nuk duken shumë të ndritshme. Partia shënoi vetëm rreth një për qind në zgjedhjet e marsit në shtetin jugperëndimor të Baden-Wuerrtemberg, ku lëvizja kundër koronavirusit u zhvillua për herë të parë.