Mauro Icardi është objektivi i Juventusit për sulmin, pas rikthimit të Moise Kean nga Everton. Bardhezinjtë kanë bërë edhe një ofertë për sulmuesin argjentinas. Klubi nga Torino i ka propozuar francezëve të njëjtën formulë që përdori me Atletico Madrid për Alvaro Morata.
Juventusi po tenton ta huazojë Icardin për dy vite dhe në arkat e PSG do të shkojnë 20 milion euro, nga 10 milion për çdo sezon. Në marrëveshje propozohet një kluazolë që e detyron Juventusin ta blejë Icardin në vitin e tretë për 25/30 milion euro. Tashmë pritet përgjigja e PSG.