Prej ditësh kemi rritje të rasteve me COVID në vendin tonë që prej shfaqjes së variantit Delta. Tirana kryeson me numrin më të madh të rasteve, si qyteti me numrin më të madh të banorëve, por me dyndjen e pushuesve në bregdet, infektimet ditore janë rritur edhe në qytetet bregdetare si Durrësi, Lezha, Vlora apo Saranda. Nga 6662 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 522 qytetarë, 193 në Tiranë, 75 në Shkodër, nga 22 raste në Durrës, Vlorë, nga 16 raste në Lezhë, Sarandë, nga 15 raste në Malësi e Madhe, Fier, nga 13 raste në Vau i Dejës, Kamëz, 12 në Berat, 11 në Korçë, nga 9 raste në Rrogozhinë, Lushnje, nga 8 raste në Elbasan, Peqin, 6 në Kurbin, nga 5 raste në Krujë, Dibër, Divjakë, 4 në Patos, nga 3 raste në Kukës, Kavajë, Roskovec, Përmet, nga 2 raste në Pukë, Has, Mat, Gjirokastër, Kuçovë, Poliçan, Gramsh, Librazhd, nga 1 rast në Mirditë, Shijak, Klos, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Dimal, Cerrik, Belsh.

4204 është shifra e të infektuarve aktivë me COVID19 në të gjithë vendin aktualisht.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 59 pacientë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 67 vjeç nga Elbasani dhe një qytetar 84 vjeç nga Mati. Janë shëruar 98 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,920 që nga fillimi i epidemisë. “Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, këshilon ministria.

Statistika (19 Gusht 2021) Raste të reja ditore 522 Të shëruar në 24 orë 98 Të shtruar në spitale 59 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 6662 Testime totale 979,532 Raste pozitive 137,597 Raste të shëruara 130,920 Raste Aktive 4204 Humbje jete 2,473

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1596 Shkodër 682 Vlorë 381 Fier 378 Durrës 230 Elbasan 216 Lezhë 211 Berat 141 Gjirokastër 139 Korçë 92 Kukës 85 Dibër 53