Këtë fundjavë Hëna është në shenjën sensuale të Demit dhe të gjithë do jenë me një ritëm të ngadaltë në intimitet derisa të dielën Afërdita dhe Urani të formojnë një kënd që do i bëjë gjërat më të nxehta, që do të thotë tradhti dhe situata riskuese për të cilat duhet të keni kujdes. Të hënën Mërkuri do bëjë që të jeni më pak kritikues dhe bashkëpunues, por të martën Dielli dhe Saturni bën që lidhjet të jenë më reale.
Dashi – Keni patur shumë tension dhe mezi prisni të lironi stresin. Mënyra më e mirë është të kaloni disa momente intime. Nëse jeni beqarë flirtoni, nëse jeni të lidhur është koha për moment intime me partnerin.
Demi – Kjo është java e fundit që Mërkuri është në sektorin tuaj të romanzën kështu që përfitoni. Kaloni një natë të bukur intime. Ky sezon do t’ju bëjë të ndiheni me fat në dashuri, edhe pse prioritet keni punën tani.
Binjakët – Këtë fundjavë prisni mesazhe nga ish-i. Dikush nga e kaluara e ka vendosur t’ju kthejë, por ju nuk duhet ta bëni. Mërkuri ndërkohë ju sjell edhe njerëz të rinj që janë shumë më të mirë se ish-i.
Gaforrja – E ke vështirë të thuash çfarë ndjen këtë fundjavë. Është dashuri apo thjesht pasion? Mos po bie në dashuri? Çfarëdo që të jetë është normale të jesh i/e pasigurt. Por vazhdo njihu me njerëz të rinj dhe merri gjërat me ngadalë.
Luani – Duket sikur njerëzit po dyshojnë tek ty, por në fakt je ti që po jep sinjale të miksuara. Kujdes mos thuaj asgjë që nuk e mendon me të vërtetë. Thjesht lejo veten të shkëlqesh. Mos u shqetëso për të tjerët.
Virgjëresha – Këtë fundjavë dëshironi të ëmbëlsoni jetën tuaj dashurore, por nga ana tjetër po mendoheni. Nëse mendoni të bëni diçka riskuese, ose të tradhtoni, mendoni pasojat më pas.
Peshorja – Ndiheni të distancuar nga partneri dhe është në rregull sepse është koha për tu fokusuar tek vetja. Bëni diçka që ju bën të ndiheni mirë derisa Mërkuri të hënën të vijë në shenjën tuaj dhe t’ju rikthejë flirtimet.
Akrepi – Dikush po përpiqet të fusë në sherr ty dhe partnerin, por të zihesh nuk është zgjidhja. Nëse i besoni partnerit, flisni me të. Do arrini t’i zgjidhni të gjitha problemet që keni në kokë.
Shigjetari – Është periudhë ku do të jeni shumë të zënë, por të hënën mund të takoni princin e kaltër. Njerëz të rinj do vijnë drejt jush këtë javë, por kujdes të zgjidhni të duhurin para se të jetë vonë.
Bricjapi – Sektori juaj i romancës dhe seksit po shkëlqen këtë fundjavë. Edhe nëse është thjesht një natë, takim i parë, apo moment intim me partnerin, do shkojë shumë mirë. Të dielën do kuptoni se gjërat mund të jenë edhe më mirë nëse stabilizoni jetën tuaj dashurore.
Ujori – Duhet të përpiqesh të jesh më i butë dhe të mos vendosësh mure kur një marrëdhënie bëhet e thellë. Jeni unikë dhe kjo ju bën të jeni më të dashur nga të tjerët. Ka njerëz që ju duan për këtë që jeni.
Peshqit – Do jeni shumë emocionalë këtë fundjavë. Por mos u stresoni, kjo mund të jetë gjë e mirë. Tregojini partnerit se jeni gati për romancë dhe intimitet. Nëse nuk keni partner, do krijoni ndjenja dhe për dikë të rastit.