Këngëtarja shqiptare Albërije Hadërgjonaj nuk njeh moshë. Pavarësisht viteve që shkojnë, ajo duket gjithmonë shumë e re dhe me linja perfekte. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një video në story e saj në Instagram, në të cilën shfaqet pa ‘make up’. “Ka qenë e vrullshme këto ditë, turne dhe këngë! Aspak gjumë. Dikush më kërkoi të postoja pa filtra lol (oh jam nanush)”, ka shkruar Hadërgjonaj përkrah postimit.

Sa i përket muzikës, Albërija ndonëse nuk ka publikuar ndonjë këngë të re tani afër, vazhdon të jetë aktive me koncerte.