Nga Brizida Gjikondi

Si në jetën e përditshme edhe në deklaratat mediatike kamikazët e së ligës së shqiptarve po përshfaqin një nivel mjeran. Të su l mosh Ambasadoren USA duke i bërë gjoja qesherak mbiemrin dhe duke ja shndrruar atë në një emër (të nderuar) musliman, tregon jo vetëm një ma skiliz ëm të fëll iqur por një nivel dhe formim të qelbëzuar. Çdo dalje ose mesazh i Ambasadores USA është i Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe ta vësh në diskutim këtë fakt gremisesh veç në ferrin berishian. Ambasadorja Yuri Kim është nga më të drejtëpërdrejtat dhe goditëset që ka patur ai Institucion në krye, por eunukët e mëndjes dhe penës që lëpijnë pla gët e Berishës direkt ose indirekt nuk merren me thelbin dhe të vërtetat që ajo thotë por me vetë atë. Dihet pse, dihet kush janë.

Do ishte e pavënd të ri’rendisja dëmin historik që i ka bërë Shqipërisë berishizmi, korruptimin dhe zhbërjen e vlerave morale të shqiptarve, vëllav ras jen, paburrërinë dhe skizofreninë e shndruar në sistem normal funksionimi. Më e pakta që mund të bëjnë tashmë berishistët e pakësuar shumë në numër është të heshtin, bashkë me ta edhe shqiptarët që si perherë nuk zhgënjyen në apatine e tyre dhe nuk guxuan ta shporrin vetë të ligën por si gjithmonë dhe përherë, me sytë nga perëndimi e përtej oqeani presin tju vijë shpëtimtari i zullumeve që vetë kanë bërë dhe kanë lejuar.

Dihet që fyen i dobëti, ai që kë rcë non varkëtarin edhe pse nuk e ka kaluar lumin akoma, jeniçerët e parapaguar të kasheut tashmë të v deks hëm, kanë humbur jo vetëm udhën por dhe kodin moral më minimal të shqiptarit, një grusht burrecash dhe jo vetëm, në një dëshpërim posh tërues gati gati qesharak më kujtojnë fiks atë shprehjen .. “asnjëherë mos fyej 7 njerëz nëse në k obure ke vetëm 6 pl u mba”