Nga Mero Baze
Javën që kaloi, Parlamenti i Kosovës hodhi poshtë një rezolutë të Parlamentit, që propozonte detyrimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, nënshkruar mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të SHBA, Donald Trump. Marrëveshja ka një sërë detyrimesh dhe të mirash për Kosovën, nën garancinë e SHBA. E mira e parë e madhe, ishte njohja nga Izraeli, të cilën qeveria Kurti tentoi ta sabotojë me disa deklarata të dyshimta, por e gjendur para presionit të opinionit public, u tërhoq dhe e pranoi. Por vetë Kurti e injoroi ceremoninë.
Më tej detyrimet e tjera që rridhnin nga Marrëveshja u injoruan, edhe pse administrata e re e presidentit Biden e konfirmoi atë dhe këmbënguli në zbatimin e saj. Një prej pikave rekomanduese të Marrëveshjes është përfshirja në procesin e Minishengenit, apo “Ballkani i hapur”, siç quhet tani. Hedhja poshtë e rezolutës për detyrimin për të zbatuar Marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, është ngjarja më e rëndë në historinë e politikës së Kosovës prej vitit 1999, kundër politikës zyrtare të SHBA.
Në këto 22 vjet mund të ketë pas fërkime apo keqkuptime, por nuk ka pasur kurrë rezistencë zyrtare kundër SHBA. Ky është rasti i parë, dhe për ta mbuluar gjëmën e rëndë që ka ky rast mbi Kosovën, “një tufë patriotësh” kosovarë janë ngritur në protesta për Bregoviçin, që të mos shihet pas mali i krimit mbi Kosovën që prodhon refuzimi zyrtar i një marrëveshje me Uashingtonin. Tani Gjermnaia, si nismëtare e procesit të Berlinit, ku përfshihet dhe “Ballkani i hapur”, ka këmbëngulur që në këtë proces duhet të përfshihen gjithë vendet e rajonit. Kosova jo vetëm që po kundërshton, por po akuzon dhe Shqipërinë për tradhti, pse është e përfshirë në këtë proces.
Biles në gjithë këtë proces të kundërshtimeve nga Kosova, po shmanget fare debati se çfarë dëmi sjell për Kosovën izolimi nga nismat rajonale të mbështetura nga SHBA dhe BE, dhe po ngrihet miti se këto nisma nuk janë të BE dhe SHBA, por të Edi Ramës për të dëmtuar Kosovën. D.m.th Albin Kurti dhe partia e tij hedhin poshtë zyrtarisht Marreveshjen e Uashingtonit, hedhin poshtë zyrtarisht ofertën e Berlinit, dhe që të mos kuptohet krimi i rëndë që po bëjnë mbi Kosovën, kanë gjetur Edi Ramën si armik në dispozicion për çdo debat kombëtar. Dhe ai natyrisht që ua plotëson dëshirën me qejf.
Por puna është se kush mban përgjegjësi për pasojat që do të ketë Kosova nga ky izolim. Tani Serbia ka të drejtë t’i kërkojë Izraelit tërheqjen e njohjes, meqë Kosova e ka hedhur poshtë Marrëveshjen, dhe SHBA të ndjehet e poshtëruar nga lobimi i saj për të forcuar sovranitetin e Kosovës. E gjithë kjo nuk mund të mbulohet me zhurmën për ardhjen e Bregoviçit në Korçë. Ai do të vijë, do të këndojë e do ikë, por kjo as e zgjidh krizën ku po fut Albin Kurti, Kosovën me Perëndimin, as e dëmton Edi Ramën, siç ëndërron Albin Kurti. Kjo va rr os vetëm Kosovën, me duart e një njeriu që ka vendosur të vetizolohet nga SHBA e BE, dhe po e maskon gjithë këtë si një betejë kundër Edi Ramës.
Ai i ka lënë Serbisë vendn e nderit në rajon, si luajale e Perëndimit, vetëm e vetëm që të ketë një foto të Edi Ramës, Vuçiçit e Zaevit, pa veten e tij në mes, që t’ua hedh si ushqim turmave fanatike që shpreson se do ta mbajë në pushtet me gënjeshtra të tilla. Atë lu ft ë që Serbia e humbi me avionë bombardues me SHBA-në, Albin Kurti po ja dhuron duke bombarduar shqiptarët me gënjehstra kundër Shqipërisë dhe Edi Ramës. Siç i duhet Serbisë.