Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Hastad, ka falenderuar shqiptarët për pritjen e 121 afganëve këtë mëngjes. Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja shkruan se shqiptarët janë njerëz trima dhe të gjithë kanë nevojë për njerëz të tillë.
“Sot është dita për të nderuar Raol Wallenberg i cili shpëtoi mijëra hebre nga holokausti, Suedia përkujton vlerat morale dhe njerëzore. Ne kemi nevojë për njerëz të tillë trima! Faleminderit Shqipëri që prite refugjatët e parë këtë mëngjes”, shkruan Hastad.