Hipoteza e kthimit të Cristiano Ronaldos te Real Madridi rishfaqet në Spanjë. Lajmet vijnë nga “El Chiringuito Tv” dhe Edu Aguirre, një mik i madh i CR7: “Diçka mund të ndodhë në këtë merkato. Një trajner i rëndësishëm është i fiksuar me idenë e rekrutimit të Cristianos. Ai po apelon te drejtuesit vazhdimisht, për javë të tëra, që t’i bindë të nënshkruajnë me portugezin”, – tha Aguirre.
EMRI – Është pothuajse ora dy kur Aguirre rrit dozën: “Një trajner i njohur po lufton për të marrë Cristianon. Operacioni është i mundur, edhe nëse varet nga shumë gjëra. E gjitha fillon me vullnetin e trajnerit, të shprehur në javët e fundit. Ronaldo nuk ka folur, sepse ende nuk ka asgjë konkrete. Trajneri është Carlo Ancelotti. Ai po këmbëngul që Ronaldo të kthehet në Madrid.
Opsioni është atje. Mund të ndodhë që të përmbushet apo jo, por Ancelotti e filloi të gjithën”. Njerëzit kujtojnë se vetë Florentino Perez në “Chiringuito” kishte mohuar idenë e kthimit: “Nuk ka kuptim që ai të kthehet”. Aguirre e mbyll me një sqarim: “Nga ana e Cristianos nuk ka asgjë. Është Ancelotti, ai që synon ta rikthejë me fabnellën e bardhë”.
FJALË – Në ditën e prezantimit, Ancelotti foli për Ronaldon si vijon: “Unë e dua shumë Cristianon, por nuk më pëlqen të flas për lojtarët që janë në ekipe të tjera. Ai ka një kontratë me Juven dhe nuk duket e drejtë të flasësh për të. Mund të flas për të mirën që dua dhe lumturinë që kam për atë që po bën. Një gazetar më pyeti nëse ishte në fund të karrierës, unë iu përgjigja se ai ka shënuar 35 gola”. Ish-trajneri i Milanit tashmë e ka drejtuar CR7 me “Los Blancos” në përvojën e tij të parë në Madrid, 2013-2015, duke fituar Ligën e Kampionëve më 2014.