Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido ka reaguar për ardhjen e këngëtarir serb, Goran Brezoviç në Festën e Birrës në Korçë.
Përmes një postimi në Facebook, Bido shprehet se polemikat dhe debatet që ka ngjallur ardhja e tij në Korçë sipas tij kanë për qëllim të përçajë kombin tonë.
Më tej ai thotë se në rastin e debatit artificial, i mbetet që të jetë me këngëtarin me origjinë boshnjake-kroate-serbe.
Ai i cilëson këto debate “shterpë” që sipas tij nuk kanë asgjë me Brezoviç, por me kombësinë e tij.
Postimi i plotë i Ardit Bidos:
Milosheviç do të na çojë 100 vite pas” ka thënë biri i një babai kroat, mamaje serbe; i martuar me një boshnjake; këngën e të cilit për ciganët e Ballkanit, pseudonacionalistët me axhendë, të cilët kur vjen fjala për patriotizëm heshtin e kur bie për folklorizëm turren pa fre (a thua se jemi një komb mediokër), duan ta nxjerrin si thelb të mbështetjes së tij ndaj genocidialitetit milosheviçian.
Si nacionalist humanist shqiptar që jam, më mbetet të jem me këngëtarin botëror me origjinë boshnjake-kroate-serbe, Goran Bregoviç, në këtë debat shterp mendjesh të çuditshme ballkanike, që nuk ndryshojnë shumë nga mendjet që shkaktuan luftrat 30 vite më parë, sepse nuk kanë asgjë me të por me kombësinë (që edhe atë ia kanë vendosur gabim).
Çka është më e keqja është se ky debat artificial ka vetëm një qëllim: të helmojë e përçajë kombin tonë përmes axhendave shqipëritariste e kosovariste që gëlojnë këto kohë, kuptohet në interes të kujtdo veç shqiptarisë! E di, e di: do më turren tani si të isha tradhëtar.
Më e bukura është që do turren titistët e jugosllavizmit të asaj ane të Drinit që persona politica e Bregoviçit përfaqëson (e që unë e urrej) dhe enveristët popoviçist të kësaj ane të Drinit. Dy kategoritë që sa vjen fjala për atdhetari heshtin e kur vjen fjala për normalitet, përdorin tone nacionaliste (që as u shkojnë) me qëllimin e mbrapshtë për të helmatisur shumicën që, në ndryshim nga ata, u dhemb ky vend e ky komb.