Një tjetër lëvizje e bujshme në merkaton e kësaj vere është duke u finalizuar. Është shumë pranë akordi mes Interit e Chelseat për kalimin e Romelu Lukakut në Londër.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur bisedime nëpërmjet telefonit dhe blutë ofrojnë deri në 110 mln euro kesh ndërsa zikaltërit kërkojnë 115 pra diferenca është vetëm 5 mln euro. Lukaku vet mund të bëjë disa lëshime ekonomike vetëm e vetëm që të rikthehet tek Chelsea.