Policia ka arrestuar kryebashkiakun e ishullit të famshëm Mykonos pas ankesës së pronarit të një hoteli. Mediat greke bëjnë me dije se Konstantinos Koukas u arrestua sepse një ditë më parë ai kishte urdhëruar prishjen e disa ndërtimeve që kishte ngritur një hotel në plazhin Kalo Livadi.

Menjëherë pas këtij veprimi, pronari i hotelit bëri një padi penale ndaj kryebashkiakut, ndërsa prokurori urdhëroi arrestimin e menjëhershëm, vendim që u ekzekutua nga policia.

Tani ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe teklalim kompetencash. Nderkohe qe veprimet e drejtesise se vendit fqinj mund te jene dhe nje shembull i mire per drejtesine shqiptare, per t’u ngjitur me lart ne arrestimin e ish zyrtareve dhe zyrtareve te larte per korrupsion