Ditën e djeshme Arsimi dhe Pranvera konfirmuan ndarjen me anë të disa postimeve në rrjete sociale. “Nuk kishin faj ato goca që thanë ti je akull. Gjithë të mirat në jetë”, shkroi Pranvera.
Ndërsa Arsimi i tha lamtumirë, duke u shprehur se dikur ishte bota e tij. Së fundmi, ish-konkurrenti i “Përputhen” ka treguar se ndihet i plotësuar Edhe pas ndarjes, kjo falë djalit të tij 3-vjeçar.
Ai ka publikuar një foto të vogëlushit në Instastory, krahas së cilës ka falenderuar Zotin dhe nënën e tij.
“Nuk kam nevojë për më shumë në jetë. Falenderoj Zotin së pari dhe nënë tënde së dyti për këtë dhuratë”, ka shkruar Arsimi.