Ministria e Shëndetësisë njofton se 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 2568 testime për Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 40 qytetarë. Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Ndërkaq, aktualisht janë 421 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 24 pacientë. Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,243 që nga fillimi i epidemisë. Kujtojmë se sot nisi muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
“Janë kryer 2568 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 40 qytetarë, në këto bashki: 12 raste në Tiranë, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Kuçovë”.
Statistika (1 Gusht 2021) Raste të reja ditore 40 Të shëruar në 24 orë 21 Të shtruar në spitale 24 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2568 Testime totale 902,914 Raste pozitive 133,121 Raste të shëruara 130,243 Raste Aktive 421 Humbje jete 2,457 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 152 Elbasan 58 Lezhë 36 Shkodër 34 Kukës 32 Vlorë 32 Fier 25 Berat 21 Korçë 15 Durrës 10 Gjirokastër 6