Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti në një takim bashkëkryetarin e Partisë së Gjelbërt Europiane, njëkohësisht anëtar i Parlamentit Europian, Thomas Waitz. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se gjatë takimit i ka shprehur z. Waitz mirënjohjen për mbështetjen e eurodeputetëve të Grupit të Gjelbërt në Parlamentin Europian (grup me 73 eurodeputetë) lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Balla dhe Waitz gjatë takimit gjithashtu kanë diskutuar edhe për çështje që lidhen me axhendën e gjelbërt dhe çështje mjedisore
Postimi i plotë i Taulant Ballës: Prita në një takim Thomas Waitz bashkëkryetar i Partisë së Gjelbërt Europiane??, anëtar i Parlamentit Europian. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e eurodeputetëve të Grupit të Gjelbërt në Parlamentin Europian (grup me 73 eurodeputetë) lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Të gjelbërit edhe në nivelin e parlamenteve të shteteve anëtare mbështesin procesin e zgjerimit të BE.
Me eurodeputetin Waitz diskutuam edhe për çështje që lidhen me axhendën e gjelbërt dhe çështje mjedisore. Mjedisi është një pasuri e shumëllojshme ekosistemesh, që duhet ta mirëmenaxhojmë dhe mbrojmë si pasuri kombëtare në interes të qytetarëve dhe të brezave që vijnë.