Zyrtare: Moise Kean kthehet në Juventus, pas largimit të Ronaldos Jeta pa Cristiano Ronaldon po vazhdon për Juventusin, gjigantin italian që sapo njoftoi se e ka rikthyer në klub sulmuesin Moise Kean.

Moise Kean është rikthyer në Juventus nga Evertoni edhe zyrtarisht në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, raporton Gazeta Express.
Ai u rikthye në një marrëveshje huazimi dyvjeçar. Huazimi do t’i kushtojë 7 milionë euro Juventusit, i cili do të detyrohet ta blejë atë për 28 milionë euro në fund.