Negociatat për rinovimin e Leon Goretzka, mesfushori i Bayern Munich, kontrata e të cilit do të skadojë në 2022, janë zhbllokuar. Siç është raportuar nga BILD, në orët e fundit bisedimet me agjentin e gjermanit do të ishin riaktivizuar.

Pas ditëve të tensionit në Bayern tani ka besim në aftësinë për të gjetur një marrëveshje. Bayern tenton të mbajë më të mirët dhe pasi ka gjetur një princip akordi për Kimmich duke i dyfishuar rrogën, pretendon që edhe me Gortezka të ketë shtrëngim duarsh. Pas rastit “Alaba”, do të ishte një katastrofë ekonomike për Bayern Munich që të hiqte dorë edhe nga Gortezka me parametër zero pas një viti.