Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën. Ai shkruan në rrjete sociale, se me tre helikopterë të tjerë nga Holanda dhe Çekia, njëra prej të cilave ka kapacitet shumë të lartë ujëhedhës, situata e zjarreve pritet të marrë një drejtim shumë pozitiv në orët e ardhshme.
Postimi i Edi Ramës:
Me 3 helikopterë të tjerë nga Holanda e Çekia – ndër të cilët njëri me kapacitet shumë të lartë ujëhedhës – falë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për shuarjen e zjarreve në Europën Mesdhetare, situata e përmirësuar parashihet të marrë një drejtim shumë pozitiv në orët e ditët e ardhshme.