Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë me gazetarët, ku ka folur për padinë e ngritur në Gjykatën e Parisit për vendimin e DASH për ta shpallur “non grata” së bashku me familjen. Pas fjalës së tij Berisha u pyet nga gazetarët nëse i druhet faktit që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike mund ta nxjerrin jashtë parlamentit. Berisha i është përgjigjur pyetjes me një kërc ënim kundrejt Lulzim Bashës duke e paralajmëruar që as të mos e çoj nëpër mend një gjë të tillë.
“Nuk është në dorën e kurrkujt të mos më çojë mua në Parlament në shtator. Është në dorën e zgjedhësve. Basha dhe asnjë institucion i Shqipërisë nuk mund të bllokojë hyrjen në Palermon e deputetit të zgjedhur nga populli shqiptar.” -u përgjigj Berisha.