Sali Berisha ka su lmu ar sërish sot ambasadoren amerikane. Sa i përket shpalljes së tij non-grata, Berisha tha se është e drejta e sekretarit Blinken të vendosë se kush do të hyjë dhe kush jo, në SHBA. Por sipas tij, padia që ka dorëzuar në Gjykatën Korreksionale të Parisit lidhet me pjesën e cilësimit të tij si të ko rr uptuar.

Ndërkohë, sa i përket ambasadores Yuri Kim, Sali Berisha e cilësoi si rast unik. “Pasi përshëndeti masakrën zgjedhore, tani kërkon t’i diktojë këtij vendi se kush duhet të futet në Parlament. Ambasadorja Yuri Kim ka përdorur kë rcën ime me dogmën e barit që ka përdorur dikur Enver Hoxha dhe duke e përdorur sot albanofobët” – tha Berisha.