Pas thirrjes së sekretarit Anthony Blinken, se qytetarët afganë dhe ata ndërkombëtarë që duan të largohen nga Afganistani në këto ditë të tmerrshme për vendin, nuk duhet të pengohen ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Teksa ka shpërndarë thirrjen e Blinken, Xhaçka shkruan se Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë për strehim, duke theksuar se vendi ynë qëndron krah për krah me aleatët për të garantuar siguri dhe mirëqenie për popullin afgan.

“Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhaçka.