Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për mediat greke ka shprehur shqetësimin për procesin e vaksinimit që ka ndalur në vend nga situata e zjarreve. Lidhur me rritjen e rasteve të reja me Covid-19 ai i trembet një bllokimi të dytë në shtator. “Në rritje të rasteve dhe indeksit të pozitivitetit dhe sa ka të ngjarë që ne të shohim një bllokim të ri në shtator dhe çfarë do të thotë kjo për ekonominë, por edhe nëse ai është i shqetësuar për faktin se vaksinimet kanë ngecur”- tha ai.
“Natyrisht që jam i shqetësuar për vaksinimet. Ka një shpjegim se gjatë verës njerëzit mungojnë dhe për këtë arsye planifikimi i vaksinimit është më i vështirë, por është e sigurt që ne duhet të kthehemi në mënyrë dinamike dhe të rrisim normat e vaksinimit në vend. Kjo është një përpjekje kolektive që shpresoj dhe uroj që të gjithë ta bëjmë së bashku”- shtoi ai.
Ai tha se të vaksinuarit nuk do të paguajnë për ata që nuk duan të vaksinohen dhe se ekonomia e shoqëria do të mbeten të hapura. “Unë do ta them përsëri: Të vaksinuarit nuk do të paguajnë për ata që nuk duan të vaksinohen. Ekonomia do të funksionojë, shoqëria do të mbetet e hapur dhe përgjigja për problemin e mutacionit D nuk është bllokimi, është vaksinimi dhe mbrojtja bazë dhe sensi i shëndoshë”- u shpreh Mitsotakis.